Një ditë pas lëvizjeve në organin e akuzës, opozita padit kryeprokuroren Arta Marku (VIDEO)

Një ditë pas lëvizjeve në organin e akuzës, opozita padit kryeprokuroren Arta Marku (VIDEO)

Një ditë pas lëvizjeve në organin e akuzës, opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me qëllim  mbylljen e hetimit ndaj tij. 

Ne emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD-LSI, Spaho dhe Vasili.

Opozita bën me dije se kryeprokurorja ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë.  

Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 “Arta Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj tij. Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj. Më pas transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të  Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”, thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Në kallëzimin penal theksohet gjithashtu, se akte të tilla të paligjshme nga Arta Marku, provojnë tërësisht se qëllimi i saj në detyrë është shërbimi politik ndaj Edi Ramës, dhe dështimi apo pengimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie apo organizatave kriminale të lidhura me të.

Duke qenë se Arta Marku drejton prokurorinë dhe kallëzimi është bërë te vartësit e saj në Prokurorinë e Tiranës, opozita ka kërkuar njëkohësisht edhe marrjen e masës së përkohshme të pezullimit nga detyra deri në përfundimin e hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy