Bankat me rekord fitimi, 3-fishojnë të ardhurat (VIDEO)

Bankat me rekord fitimi, 3-fishojnë të ardhurat (VIDEO)

Fitimi i sistemit bankar në Shqipëri preku një rekord të ri gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, deri në fund të nëntorit 2017 bankat fituan 20.2 miliardë lekë, fitimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fitimi është rritur me afro tre herë. Faktori më përcaktues në rritjen e lartë të fitimeve është përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së portofolit të kredisë. Në fund të nëntorit, raporit i kredive me probleme zbriti në 14.3%, niveli më i ulët në shtatë vitet e fundit.

Veç të tjerash, ky përmirësim ka ulur në mënyrë drastike shpenzimet e bankave për provigjione, duke ndihmuar rrjedhimisht në rritje të ndjeshme të rezultatit financiar. Rritja e fitimeve e bën sistemin bankar më të shëndetshëm dhe më optimist për të ardhmen. Kjo pritet të ketë një efekt pozitiv edhe në çlirimin e kreditimit në të ardhmen.

Sidoqoftë, duhet theksuar se fitimet e larta ngelen të përqendruara në pak banka të mëdha, ndërsa shumica e bankave kanë përfitueshmëri në nivele normale, madje në disa raste modeste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy