Vetingu i bllokuar? Propozimi i Ngjelës: Zgjidhja mund të jetë PDIU-ja

Vetingu i bllokuar? Propozimi i Ngjelës: Zgjidhja mund të jetë PDIU-ja

Parlamenti do të mblidhet sot pasdite në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të vettingut, prej listës së dorëzuar nga Avokati i Popullit dhe të kontrolluar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Bojkoti dyjavor i opozitës ndaj seancave dhe komisioneve parlamentare ngriti shqetësimin se procesi i reformës në drejtësi është bllokuar apo mund të gjenden hapësira kushtetuese për çuarjen përpara të procesit vetingut, i vlerësuar si më i rëndësishmi për këtë reformë.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, thotë se procesi nuk është aspak i bllokuar, pavarësisht bojkotit të opozitës. Ngjela thotë se parti si PDIU-ja ose opozitarë të tjerë që nuk janë të regjistruar në në KQZ në koalicionin e opozitës mund të jenë zgjidhja.

Statusi i Ngjelës

Pse vërtet mendoni se nesër është i bllokuar vetingu? 
Sipas Kushtetutës, ai nuk është i bllokuar.

Nesër vetingu si normë kushtetuese, s'është i bllokuar, dhe nuk mund të bllokohet për faktin që një pjesë e opozitës nuk do që të marrë pjesë në Kuvend.
Kushtetuta nuk bllokohet, nëse ti nuk do që të shfrytëzosh një të drejtë që të jep ajo. Kushtetuta është e bllokuar vetëm atëherë kur një organ ose një grup individësh, qoftë dhe një individ, nuk të lejon që të përfitosh ose të shfrytëzosh në favorin tënd një të drejtë që kushtetuta ta ka dhënë.
Po nesër, ç’do ndodhë në Parlamentin shqiptar në lidhje me një të drejtë që ka opozita parlamentare për komisionet e vetingut?
Shumë e thjeshtë: praktikisht këtë të drejtë do ta shfrytëzojë plotësisht PDIU, por, edhe ata opozitarë të tjerë që do jenë në aulën e Parlamentit dhe që nuk janë të regjistruar në KQZ në koalicionin e maxhorancës qeverisëse.
Në një proces zgjedhor të përbërë nga dy koalicione, fiton vetëm ai që merr shumicën në zgjedhjet elektorale. PDIU është humbëse në zgjedhjet elektorale të vitit 2013, domethënë është opozitare, deri atëherë kur ajo nuk është shregjistruar nga një koalicion dhe ka bërë marrëveshje parlamentare me maxhorancën aktuale për pozicionin juridik të deputetëve të saj në Parlament.
Por, a do ketë dhe opozitarë të tjerë nesër në sallë? 
Nëse do të ketë, të drejtën që iu jep kushtetuta, do ta ndajnë në mënyrë të drejtë proporcionale. Deri tani, sipas asaj që është deklaruar, këtë të drejtë kushtetuese e ka vetem PDlU.
Zotërinj, kushtetutat nuk bllokohen në mosushtrimin e vullnetit tënd për të përfituar një të drejtë, por në aktin arbitrar i cili të ka dhunuar ose të ka mohuar atë të drejtë. Parlamentarët që me vullnetin e tyre të lirë nuk duan të shfrytëzojnë një të drejtë kushtetuese, nuk kanë bllokuar kushtetutën, por kanë dhunuar të drejtën e asaj pjese të popullsisë e cila ù ka dhenë votën e përfaqësimit.
Avokati, përfaqësues ligjor, që nuk shfrytëzon të drejtat kushtetuese në favor të atij që përfaqëson ligjërisht në një gjyq, nuk ka bllokuar kushtetutën apo ligjin, por ka dhunuar apo ka tradhtuar atë që i ka dhënë mandatin e përfaqësimit.
Kjo është fryma e të drejtës kushtetuese në një rrafsh universal perëndimër, dhe shqiptar. 
Mos ngatërroni kurrë kushtetutat moderne, me dëshirat primitive të individëve primitivë.
Një e drejtë që të jep kushtetuta, nëse nuk e shfrytëzon ti, ajo transferohet, se ndryshe, shkatërrohet sistemi juridiko-politik i një shteti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy