Shembet pllaka e betonit pranë tempullit indian, 35 persona vdiqën pasi ranë në pus

Shembet pllaka e betonit pranë tempullit indian, 35 persona vdiqën pasi ranë në pus

Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

Katërmbëdhjetë të tjerë janë shpëtuar dhe një person është ende i zhdukur në aksidentin e ndodhur në qytetin Indore.

Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo u shemb nën peshën e tyre. Kryeministri Narendra Modi tha se ai ishte "jashtëzakonisht i dhembur nga fatkeqësia".

Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami.

Një viktimë është dërguar në një ambulancë në Indore, Indi, më 30 mars.

Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, i cili u shemb nën peshën e tyre, duke zhytur dhjetëra njerëz në pusin pothuajse 12 metra të thellë.

Mediat lokale raportuan se tempulli u ndërtua pasi pusi ishte mbuluar rreth katër dekada më parë.

Zyrtari i lartë Illayaraja T tha për kanalin e lajmeve ANI se 18 persona u pranuan në spital pasi u shpëtuan dhe dy persona janë liruar deri më tani. Ai shtoi se një operacion kërkimi është ende duke u zhvilluar për gjetjen e personit të zhdukur.

Një ekip prej 75 personash, përfshirë ata nga forcat shtetërore dhe kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive janë të angazhuar në përpjekjet e shpëtimit.

Kryeministri Shivraj Singh Chouhan ka njoftuar një kompensim prej 500,000 rupi (6000 dollarë; 4900 £) për të afërmit e të ndjerit dhe 50,000 rupi për të plagosurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy