Shkarkohet drejtori i Politikave të Zhvillimit të Kulturës, Ndoj: Nuk firmosa dosje në shkelje të ligjit

Shkarkohet drejtori i Politikave të Zhvillimit të Kulturës, Ndoj: Nuk firmosa dosje në shkelje të ligjit

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe të Zhvillimit të Kulturës, në Ministrinë e Kulturës, Gjet Ndoj, është shkarkuar nga detyra. Lajmin e ka bërë të ditur vetë z. Ndoj në një postim në rrjetet sociale, ku bashkëngjit një foto të vendimit për shkarkimin.

Sipas tij, pas këtij vendimi është refuzimi i tij për të firmosur kalimin e objektit “Lipsana” nga Muzeu Historik te Kisha Ortodokse dhe ngritja e shqetësimit për degradimin e Urës së Zogut në Milot.

I nderuar z. Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë!

Në vazhdim të disa shqetësimeve që ju kam paraqitur në vijimësi me disa probleme shume të rënda në dëm të interesit kulturor kombëtar, që kanë vazhduar të ndodhin në vazhdimësi si:

-Çeshtja e shvendosjes së objektit “Lipsana” e Shen Gjon Vladimirit (Pjese e Fondit Muzeor), nga Muzeu Historik tek Kisha Ortodokse me kërkesën e “Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare” ( që ndonëse unë e kam kundërshtuar firmosjen, ky Fond me rëndesi të jashtëzakoneshme eshte shvendosur tashme nga MHK, te Kisha Ortodokse);

-Çështjen e rrezikut serioz te shenbjes se “Urës së Zogut” mbi lumin Mat, “Monument Kulture i K. I”, ku skemi asnje perpjekje deri tani, ndonëse duhet nje fond shume i vogël për “projektin e shpetimit”…..e shumë çështje të tjera që sdua ti rendis tani…

Në përgjigje të shqetesimeve te sipër cituara…., Ju vë në dijeni se sot, me dt 12 janar 2022, mora si përgjigjen:

“Lirimin nga Detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave dhe të Zhvillimit të Kulturës” i Ministrisë Kulturës prej Znj Elva Margariti (pa asnjë motiv).

#Për Ju mund te mos kete fare rëndësi kjo përciellje, madje mund të jetë edhe bezdi, ndërsa për mua dhe femijet e mi eshte shumçka…

…..edhe sepse ndodh realisht pa i patur borgj askujt, thjeshte nuk kam firmosur disa dosje që ishin në shkelje flagrante të ligjit….!

Gjithesesi te faleminderit!

Gjet Ndoj

Tiranë, 12/01/222

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy