
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ky i fundit do të vuajë 2 vite heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kujtojmë që Lefter Alla u dënua më 28 dhjetor nga Gjykata e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera.
Ai dhe ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.



