Takimi në Aruba, Kepi: Shehu jeton i lirë në Miami si biznesmen, konsiderohet i “pamposhtur” nga Antimafia

Takimi në Aruba, Kepi: Shehu jeton i lirë në Miami si biznesmen, konsiderohet i “pamposhtur” nga Antimafia

Gazetarja Alba Kepi, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se dokumente të sekretuara të Antimafias italiane flasin për një takim në Aruba, ku bosi i njohur i krimit Artur Shehu është parë në prani të figurave të njohura të krimit të organizuar shqiptar dhe përfaqësuesve të lartë të qeverisë shqiptare. 

 

Sipas Kepit, këto të dhëna janë pjesë e një dosjeje të hapur nga Antimafia e Toskanës në vitin 2019, por më pas e mbyllur për shkak të afateve ligjore. Megjithatë, disa pista hetimi, sipas gazetarit italian Nello Trocchi, vijojnë të ndiqen edhe sot, ndërsa Shehu jeton i lirë në Miami, është shtetas amerikan dhe prej vitesh konsiderohet nga autoritetet si pjesë e bosëve shqiptarë “të pamposhtur”. 

 

“Janë dokumente të sekretuara dhe kjo është e rëndësishme të theksohet.

Pra, flasim për dokumente të klasifikuara.

Janë të Antimafias italiane, të cilat gazetari dhe shkrimtari Nello Trocchi i ka përfshirë në librin e tij “Të pamposhturit”, ku flet për mafien shqiptare.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur nga Drejtoria e Antimafias Italiane e Toskanës.

Dega e Firences, në vitin 2019, ka vënë nën hetim pasurinë që Artur Shehu zotëron në Toskanë, në Firence.

Gjatë këtij hetimi, dosja përmban edhe një të dhënë që lidhet me një takim në Aruba.

Këto janë dokumente që nuk i ka shkruar as Nello Trocchi dhe nuk i themi as ne, por janë të shkruara të zezë mbi të bardhë.

Në faqet e sekretuara të Antimafias së Toskanës thuhet se, në Aruba, një bos mafioz, Artur Shehu, është takuar në prani të disa elementëve të njohur të krimit të organizuar shqiptar.

Në atë takim kanë qenë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare.

Artur Shehu jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është i lirë, apo jo?

Ai jeton në Miami dhe aktualisht është biznesmen.

Ka marrë edhe shtetësinë amerikane.

Pra, është edhe qytetar amerikan.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me titullin e librit “Të pamposhturit”.

Këtë gjë e kam pyetur edhe Nello Trocchi në intervistën time me të.

Ishte një intervistë rreth 30-minutëshe, por biseda ka zgjatur më shumë sesa është filmuar.

Sipas tij, Shehu dhe bosë të tjerë mafiozë shqiptarë quhen “të pamposhtur” sepse arrijnë t’i shpëtojnë arrestimit nga autoritetet dhe hetohen vetëm për krime të vogla.

Për shembull, Artur Shehu është kapur dikur duke drejtuar një makinë apo motor pa patentë.

Ata kishin aftësinë të ndryshonin identitet falë lidhjeve dhe mundësive që kishin.

Pra, duhet theksuar për shikuesit se Shehu nuk ka pasur një akuzë të drejtpërdrejtë për krime të rënda.

Ai është sot qytetar amerikan.

Dihet se është larguar nga Shqipëria pas një konflikti në Vlorë me Zanin Çaushin.

Më pas shkoi në Itali, ngriti biznese atje dhe u largua drejt Amerikës kur nisi të ketë probleme. Ai arriti të marrë shtetësinë amerikane dhe të vazhdojë jetën si biznesmen.

Sipas librit dhe intervistës, për shkak të skadencës së afatit ligjor, dosja e Antimafias italiane është mbyllur.

Megjithatë, Nello Trocchi thekson se, edhe pse u mbyll për arsye afatesh, disa prej pikave të saj kanë nisur të hetohen sërish dhe vijojnë të jenë në proces.

Pra, nëse pjesa që lidhet me takimin në Aruba është mbyllur, dokumentet e dosjes mbeten një bazë për hetime të tjera, si për Artur Shehun, ashtu edhe për elementë të tjerë të përfshirë.

Nuk ka as video e as fotografi, por ka përgjime të tjera të lidhura, ndoshta telefonike apo ambientale, edhe pse jo drejtpërdrejt nga takimi.

Pra, përgjimet ekzistojnë, por janë jashtë këtij takimi.

Antimafja italiane ka përgjuar në bashkëpunim me prokuroritë e tjera europiane, por jo drejtpërdrejt këtë mbledhje.

Këto janë dokumente të sekretuara, prandaj nuk mund të jenë publike.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy