Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati në rrugën "Aleksandër Moisiu", në Tiranë.
Bëhet me dije se 57-vjeçari me iniciale I.I ka qenë në gjendje të dehur.
Njoftimi:
Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën "Aleksandër Moisiu", shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.



