
Fati i qindra fëmijëve pa dokumente të cilët janë ndarë nga prindërit e tyre mbetet ende i paqartë një ditë pasi presidenti Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e tij për emigracionin.
Ai urdhëroi të mërkurën që fëmijët të mbahen me prindërit e tyre, ndërsa janë ndaluar me akuza për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Por sipas ligjit të SHBA, fëmijët emigrues nuk mund të mbahen më shumë se 20 ditë nga zyrtarët e emigracionit.
Dhe variantet se çfarë do të ndodhë më pas, janë të ndryshme. ku të paktën 2300 fëmijë janë ndarë nga prindërit pasi kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme që nga 5 maji.
Ndërsa familjet e tyre mbahen në burg, në pritje të daljeve në gjyq, shumë nga fëmijët dërgohen në qendra të posaçme, ku kushtet janë aspak të kënaqshme.
Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump një ditë më parë, kërkon që familjet e emigrantëve të burgosen së bashku, ndërsa rastet e tyre merren në konsideratë. Por problemi është se ku do të mbahen familjet dhe se çfarë do të ndodhë me to deri sa të ngrihen qendra të posaçme.
New York Times njoftoi se Gene Hamilton, një këshilltar i Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, përmendi një "fazë zbatimi" të ligjit, por një zyrtar i Departamentit amerikan të Shëndetësisë tha se nuk do të bëheshin përpjekje të veçanta për të bashkuar familjet tashmë të ndara.
Ndërkohë Melania Trump ka vizituar një qendër të ndalimit të emigracionit në Teksas. Zonja e parë dhe vajza e presidentit Trump, Ivanka sipas mediave amerikane kanë qenë dy personat kryesor që i kanë mbushtur mendjen shefit të Shtëpisë së Bardhë që të tërhiqet nga ligji i tij i mëparshëm.
Nga ana tjetër emigrantët pa dokumente të Guatemalës, Beata Mejia po padit qeverinë e Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, kur ata i morën djalin e saj Darvin, pasi e kaloi kufirin amerikan.
Pas gati dy javësh në paraburgim në Arizona ajo thotë për BBC se kërkoi djalin e saj dhe iu dha një numër telefoni ku komunikoi me të pasi u pranuan dokumentet për azil.



