Kryemadhi nga Fieri: Gati për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale

Kryemadhi nga Fieri: Gati për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në Fier.

Ajo shkruan se ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill.

Kryemadhi thotë se referuar situatës aktuale politike, vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme, si një alternativë ndaj situatës në të cilën po kalon vendi.

“Për ne kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Si në qarqet e tjera, analiza e rezultatit të fushatës për Fierin përmban shumë faktorë, që dita ditës bëhen më të qartë për çdo qytetar, opozitar dhe mbështetës të LSI. Ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill, si dhe për të përfaqësuar ëndrrat dhe nevojat e brezit të ri, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale”- shkruan Kryemadhi në rrjete sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy