Publikimi i pagave, Balla: Çështja në duart e prokurorisë, të hetohen edhe deklarimet e rreme

Publikimi i pagave, Balla: Çështja në duart e prokurorisë, të hetohen edhe deklarimet e rreme

Në një deklaratë për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi publikimin e pagave dhe të targave të makinës të qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh se nuk ka shumë komente në lidhje me këtë çështje, pasi sipas tij tashmë kjo është një çështje që ka kaluar në duart e prokurorisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar ndër të tjera se publikimi i të dhënave të tilla është një destabilizim dhe lëkundje e fortë mes punëmarrësve dhe punëdhënësve.

I gjithashtu tha se sezonin e ri parlamentar do të bëhet rishikimi dhe forcimi i ligjit për ruajtjen e të dhënave personale.

“Jam në mendimin që në momentin që prokuroria hyn në hetim të gjithë duhet që të heshtin. Destabilizimi që ka krijuar një publikim i tillë prish shumë marrëdhënie punëmarrës dhe punëdhënës dhe kujtoj se shtete shumë më të forta dhe më të mëdha bien pre e sulmeve të tilla. Ky është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash dhe mendoj se ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast për të parandaluar rastet e tjera. Mendoj se institucionet e drejtësisë përveç deklarimit të të dhënëve duhet të bëjnë një hetim të plotë dhe në lidhje me deklarimet dhe mosdeklarimet që ka dëmtuar marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në sesionin e ardhshëm parlamentar ne do të rishikojmë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ndaj sulmeve të tilla dhe qëllimit destabilizues punëmarrës dhe punëdhënës”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy