Prefekti i qarkut Vlorë Kristo Kiço thotë se janë mësuesit që duhet të shkojnë te nxënësit dhe jo nxënësit te mësuesit dhe për këtë duhet paguar transporti.
Duke folur për emisionin “MCN Informacion”, ai deklaroi se problematika më e madhe në zonat rurale është e nuk mundet që në çdo fshat të ketë shkollë edhe pse në kohën kur ishte kryebashkiaku i Finiqit është munduar që të mbahen hapur, duke mos cenuar dhe cilësinë e mësimdhënies.
Do t’i përgjigjen thirrjes mësuesit se ka shumë të tillë që mund të vazhdojnë dhe ofrojnë.
Në qarkun e Vlorës, është bërë ndërhyrja në të gjitha shkollat e shtatë bashkive, rikonstruksion është bërë në shkollën “Adem Sheme” të Sarandës, por duke u kthyer dhe te pjesa e arsimimit në zonat minoritare në bashkëpunim me qeverinë kemi organizuar zyrën arsimore për dy bashkitë minoritare ajo e Finiqit dhe Dropullit, janë bërë shumë rikonstruksione shkollash.
Është investuar shumë në drejtim të arsimit dhe nga bashkia e Finiqit është parashikuar të bëhet rikonstruktimi i shkollës së Finiqit se është bërë një shkollë rajonale.
Është menduar më mirë të bëhet transportimi i nxënësve se sa të ketë shumë godina shkollash që për hir të së vërtetës nuk i kanë kushtet.
Në shkollat minoritare ka vështirësi dhe vakanca, por jemi përpjekur të mbajmë ngritur universitetin e Gjirokastrës, degën e greqishtes, iu bëjmë thirrje nxënësve që kanë dëshirë të vazhdojnë dhe diplomohen në arsimin e gjuhës greke.
Universiteti i Gjirokastrës ka ndihmuar për të përgatitur brezin e ri, përtej brezit të vjetër.
Duhet të bindim edhe nxënësit që të vazhdojnë shkollën për mësuesi, pasi kërkesa është e ulët dhe jo vetëm prej pagave.
Është problemi i çdo qeverie çështja e arsimit.



