Zv/kryeministri Niko Peleshi, i shoqeruar edhe nga kryetari i ri i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, ishte në fshatin Pllanë të Zejmenit, gjatë operacionit të evakuimit të familjeve që rrezikonin nga përmbytjet.
Peleshi u shpreh se reagimi i qeverisë ka qenë në kohën e duhur dhe se masa të tjera do të merren në vazhdim për normalizimin e plotë të situatës.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, inspektoi një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në Babrru të Tiranës.
Në këtë zonë janë evakuuar disa familje, banesat e të cilave ishin më të prekura nga dëmtimet. Ndërkohë në zonë kanë shkuar forca dhe mjete të Emergjencave Civile për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe normalizuar situatën.



