Infektimet me Covid/ Dasho: Situata nuk është alarmante! Përsëritja e vaksinës shmang komplikimet  (VIDEO)

Infektimet me Covid/ Dasho: Situata nuk është alarmante! Përsëritja e vaksinës shmang komplikimet (VIDEO)

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, nuk e sheh alarmante situatën e rritjes së infektimeve me Covid, as për shëndetin publik dhe as për atë individual.

Ai thotë se është një situatë që kërkon kujdes për të moshuarit dhe personat me sëmundje kritike, por shprehet se situata nuk është alarmante dhe se po haset në gjithë Europën Perëndimore dhe rritje rastesh.

Duke folur për MCN Live, Dasho tha se në Gjermani ka pasur mbi 150 mijë raste në ditë dhe nuk ka pasur asnjë masë, përveç rekomandimeve.

Sugjerohet larja e duarve dhe distancimi ndaj personave që manifestojnë simptoma. Në rastin e Covid kemi një avantazh, që për Covid ekziston vaksina. Personat e vaksinuar dhe ata që kanë kaluar më herët Covid, e kalojnë më lehtë variantin BA5.

Edhe kur imuniteti nuk e mbron nga transmetimi, e mbron nga shfaqja e komplikacioneve dhe humbjen e jetës. Për personat mbi 60 vjeç dhe grupet në risk, do rekomandoja shumë fortë përsëritjen e vaksinimit me dozën rikujtuese, nëse kanë kaluar 6 muaj nga doza e fundit.

Pavarësisht se kemi të bëjnë me variante që përhapen shumë shpejt, në mjedis me persona të vaksinuar, doza e infektimit është shumë e ulët dhe negativizimi ndodh shumë shpejtë.

Ministria e Shëndetësisë duhet të përshtasë materiale ndërkombëtare dhe t’ua rekomandojë qytetarëve shqiptarë, në bazë të rasteve specifike.

Kombinimet e vaksinave të ndryshme, duhet t’i orientojnë mjekët dhe autoritetet shëndetësore. Gjatë gjithë fushatës së vaksinimit ka pasur dezinformim dhe teori konspirative dhe tashmë ekziston bindja se vaksinat janë të sigurta, mbrojnë dhe janë mjeti më i mirë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, komplikacionet dhe humbjen e jetës.

Është domosdoshmëri një fushatë informuese për fushatën e vaksinimit.

Ai shtoi se Covid do qarkullojë me dekada dhe ndoshta përgjithmonë dhe do shkaktojë viroza vazhdimisht, duke uruar që të dalin vaksina me efekt mbi 6 muaj.

Për afrimin e vjeshtës tha se nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë me variantet e reja, pasi virusi ndryshon aq shumë sa i shmanget çdo imunitetit paraardhës, teksa tha se me përsëritjen e vaksinës, vjeshta nuk pritet të jetë problematike.

Lidhur me virozat, deklaroi se pjesa më e madhe e tyre kanë koefiçent përhapje shumë më të ulët se Covid, por se kur u morën masa për kufizim të koronavirusit, masat parandaluan edhe virozat.

Dasho tha se ekziston një frikë mes specialistëve të shëndetit publik se rikthimi i virozëve tek fëmijët, do qarkullojnë me forma më të shprehura, por nënvizoi rëndësinë e forcimit të imunitetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy