Kredia sindikale, Buxhuku: Ka risk të shtuar, BSH duhet ta analizojë me kujdes

Kredia sindikale, Buxhuku: Ka risk të shtuar, BSH duhet ta analizojë me kujdes

<p>Katër banka shqiptare janë bërë bashkë këtë verë për të miratuar një kredi të sindikale prej 110 milionë eurosh në favor të një kompanie turke, e angazhuar në sektorin e energjitikës. Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, tha në studion e MCN Economy se praktika të tilla jo fort të zakonta duhet të shihen me kujdes nga Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit, sipas tij, duhet të vlerësojë me kujdes riskun e kësaj marrëveshjeje.</p> <blockquote> <p><em>Është një marrëveshje biznesi. Bëhet për një qëllim të caktuar. Një bankë e vetme nuk e përballon dot, ndaj bëhen disa. Me siguri e kanë bërë një studim fizibiliteti. Ajo që mendoj se është e rëndësishme të diskutohet është se një përvojë e tillë nuk është e shpeshtë. Ndaj antenat e alarmit duhet të jenë më të ngritura. Shuma nuk është e vogël dhe kemi të bëjmë me dy elementë që shtojnë riskun: e para, këtu po jepet kredi një kompanie të huaj, që është pjesë e një konsorciumi me bazë në një vend jo të sigurt nga pikëpamja financiare, si Turqia. E dyta, ne nuk e dimë se cilat janë aftësitë e kompanisë për të shlyer këtë kredi. Nuk e dimë se çfarë kalon në kolateral. Nëse ka lënë koncesionin që i ka marrë shtetit shqiptar, kjo e bën delikate situatën. Nëse në një moment nuk ka potencial për ta shlyer dhe ka lënë koncesionin kolateral, atëherë ai që humbet është shteti shqiptar. Ndaj leja për ta dhënë këtë kredi duhet të jetë e analizuar mirë edhe nga Banka e Shqipërisë. Këto janë elementë që na bëjnë të mendojmë se duhet të analizohet mirë për të parandaluar çdo problem që mund të dalë dhe është një shembull që mund të pasohet edhe nga të tjerë. Kemi të bëjmë me risk të shtuar që lidhet me disa elementë që dalin përtej realitetit ekonomik shqiptar. </em></p> </blockquote> <p>&nbsp;</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy