"La Repubblica" përzgjedh 12 foto: Italianët mrekullohen nga pushimet në Shqipëri

"La Repubblica" përzgjedh 12 foto: Italianët mrekullohen nga pushimet në Shqipëri

"La Repubblica”, ka publikuar një shkrim lidhur me rritjen e numrit të tutistëve italianë që kanë vizituar këtë vit Shipërinë dhe veçanërisht jugun e vendit.

Artikulli nis, “Hotelet me kosto të ulët, italianë që mrekullohen nga Shqipëria: “Këtu me 30 euro ju flini në hotel dhe me 10 euro mund të hani”. 

Shumë prej tyre kanë zgjedhur anën tjetër të Adriatikut për verën 2017: infrastrukturë e përmirësuar dhe çmime të ulëta. Nga janari deri në korrik, frekuentimi nga italianët ishte mbi 182,000, me një rritje prej 56 për qind.

Këtë vit 60 për qind e konsumatorëve janë italianë, shumë prej tyre vijnë nga jugu, ndërkohë që vitin e kaluar nuk ishin më shumë se 40 për qind.

Hoteli më i shtrenjtë në zemër të Sarandës kushton 70 euro nata dhe është një suitë më 4 yje.

Një pjatë me makarona dhe fruta deti? E gjeni atë për vetëm 5 euro pavarësisht nëse jeni në një zonë turistike. Shqipëria vazhdon tashmë prej shumë kohësh të jetë një vendi i pushimeve me kosto të ulët, me një infrastrukturë të re dhe çmime të ulëta, me plazhe si në parajsë por jo me shpenzime marramendëse. Jo vetëm kaq, Shqipëria është e mbushur me male aventureske, sporte të ndryshme si viking, trekking, rafting apo parashutë.

Turistët puliezë lënë zemrat e tyre përtej Adriatikut duke pushtuar Durrësin dhe Vlorën.

Nuk ka dyshim se Shqipëria aktualisht mban raportin më të mirë të cilësisë shumë të mirë me çmimin sepse kemi lehtësira të reja dhe të rehatshme me kosto të përballueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy