Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore italiane raportojnë se janë regjistruar 2834 raste të reja me Covid-19 nga 238,354 tampone të kryer.
14 persona nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 132,161. Ndërkohë që u raportuan 2065 qytetarë të shëruar.
Por rritja e shtrimeve të personave me Covid vazhdon. Në Itali janë 385 pacientë në terapi intensive, 21 më shumë se të hënën në bilancin midis hyrje-daljeve.
Aktualisht, pozitivë në Itali janë 84447 qytetarë të infektuar, 725 më shumë në 24 orët e fundit.



