Rama me përfaqësues të transportit: 500 milionë lekë për të mos rritur çmimin e biletës

Rama me përfaqësues të transportit: 500 milionë lekë për të mos rritur çmimin e biletës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit në Tiranë.

 Kreu i qeverisë lajmëron se qeveria do të japë 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetës dhe ndërqytetës, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.

Rama tha se edhe sikur shoqatat e transportit të rrisnin çmimin e biletës, sërish kapaciteti i tyre për të rezistuar do të ishte i dobët.

Ne kemi marrë një vendim të prerë dhe të padiskutueshëm që nuk i prekim taksat e naftës dhe natyrisht që e kemi bërë këtë duke bërë të gjitha llogaritë e domosdoshme dhe duke i studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë. Duke qenë se më parë kemi marrë një vendim po ashtu të prerë dhe pa na shkuar në asnjë formë të imagjinatës mendja se mund të fillonte dhe një luftë, një nga prodhuesit kryesor të energjisë, se nuk do ta prekim çmimin e energjisë për 726 mijë familje dhe për 95 mijë biznese të vogla. Ama ndërkohë që aq sa kjo masë është e domosdoshme, aq edhe masa tjetër e mosprekjes së taksës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transportin publik.

Është e pamundur të mund të dilte hesapi qoftë edhe sikur ju të bënit një rritje të çmimit të biletës, Edhe një rritje e çmimit të biletës që do të cenonte publikun, prap se prapë kapaciteti juaj për të rezistuar të ishte i dobët.

Ne vendosëm të vendosim në 500 mln lekë 5 mln dollarë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që mos të prekni në këtë fazë delikte çmimin e biletave. 

Rama tha se do të bëhet poashtu një mbledhje që të vendoset dita e hënë pa makina për të kursyer dhe jo për ekologji.

Sipas tij, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia.

Të flasësh sikur këtu je në një realitet normal dhe e vetmja gjë anomale është që qeveria flet për krizë është problem i madh. Përmend një gjë që ne do ta bëjmë. Do bëjmë përsëri një mbledhje, sot që të bëjmë ditën e hënë pushim duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes, do bëjmë tjetër që ta bëjmë ditën e hënë pa makina nëse do vendosim kështu por do vijë gradualisht ajo që agjencia thote, e diela pa makina thonë ata, për të kursyer jo për ekologji.

Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë si me COVID-in, për shkak kursimi. Kjo është situa. Arsyeja se përse bëmë atë vizitë në Dubai ishte për të parë mundësitë e garantimit të furnizimeve. E dëgjuat drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës, që gjërat që lidhen me furnizimin me naftë nuk janë mirë. Rritja e çmimeve është vetëm pjesa e parë e filmit të mundshëm.

Në një moment të caktuar, mund të ndodhë që të mos ketë mjaftueshëm naftë. Sidoqoftë në rastin konkret këtë fond e kemi vendosur dhe avokati i popullit me 4 rrota e ka përshëndetur i pari këtë. Do ta vendosim në dispozicionin tuaj. Sektori juaj do të ishte në kushtet e një kolapsi total. Ne na intereson që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin të mos kenë probleme. Duhet të ulemi të bisedojmë një zgjidhje afatmesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy