Rama në kantierin e UBT-së: Studentët do akomodohen si në Europë

Rama në kantierin e UBT-së: Studentët do akomodohen si në Europë

Kryeministri Rama ka inspektuar pasditen e sotme punimet e konviteve për studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Rama dekalaron se janë 8 godina të cilat po ndërtohen për një kapacitet prej 2200 studentësh, duke transformuar totalisht këtë zonë.

 “Në kantierin e madh të transformimit të zonës së degraduar keqaz të konvikteve të Universitetit Bujqësor, në një tjetër shembëlltyrë kuptimplotë të së ardhmes që duam për arsimin e për vendin tonë

Pas goditjes nga tërmeti, gjithçka ka nisur nga e para dhe po punohet me ritme të larta, për 8 godina të reja me një kapacitet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale si në konviktet më cilësore në Europë.’’ Shkruan Rama.

”Ndryshim radikal sepse përveç faktit që studentët do akomodohen njësoj si në konviktet më të mira në Europë, sjell një ripërtëritje të madhe urban e e zonës, gravitet komplet tjetër e zonës. Do rrisë vlerën e pronës, pasurive, truallit. Faktikisht do rrisë shumë edhe vlerën e vet të UBT, si destinacion studimesh edhe si destinacion për çfarë kemi diskutuar dhe kemi folur me stafin e universitetit për t’i vënë në dispozicion fermerëve, dhe gjith aspektit për laboratorët e tregun e punës. Kjo është 100% me fonde buxhetore, jo me donatorët.”- tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy