Francë, autoritetet shëndetësore regjistrojnë 5 raste të lisë së majmunëve

Francë, autoritetet shëndetësore regjistrojnë 5 raste të lisë së majmunëve

Autoritetet shëndetësore franceze rekomandojnë që të vaksinohen të rriturit me rrezik të lartë që kanë pasur kontakt me një pacient të konfirmuar të prekur nga lia e majmunëve.

Numri i rasteve të konfirmuara të lisë së majmunëve në Francë ka shkuar në pesë, nga tre që ishin në fillim të kësaj jave.

Kështu tha ministrja franceze e Shëndetësisë Brigitte Bourguignon për radion RTL, si pjesë e promovimit të vaksinimit të synuar kundër sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan në fillim të kësaj jave se rekomandonin që të rriturit me rrezik të lartë që kishin rënë në kontakt me një pacient me një sëmundje të konfirmuar të vaksinohen.

Gjithashtu, i njëjti rekomandim është bërë edhe për profesionistët shëndetësorë që kanë qenë në kontakt me një pacient me lisë majmuni.

Lija e majmunëve është një virus që zakonisht shkakton ethe dhe skuqje karakteristike në lëkurë, të ngjashme me ato të lisë së dhenve. Konsiderohet si një sëmundje e lehtë dhe zakonisht largohet për dy deri në katër javë, pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.

Mënyra më e zakonshme e transmetimit është duke prekur një person të infektuar ose duke shkëmbyer lëngje trupor. Virusi mund të transmetohet edhe nga piklat e frymëmarrjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy