Avokati Ylli Kameri komenton nismën për zhvillimin e divorceve para noterit, dhe thotë se nisma erdhi nga një propozim në Facebook.
Në studion e MCN Live, Kameri tha se ka një projekt për të cilin Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma e Noterëve sjellin një propozim që zgjidhja e martesës të bëhet para noterëve.
Por sipas tij, grupet e interesit që duhet të përfshihen në këtë diskutim nuk kanë as kapacitetin dhe as formimin për diskutimin.
Martesat duhet të zgjidhen para Gjykatës, siç e parashikon Kushtetuta. Ndodhemi pas faktit të kolapsit gjyqësor, tashmë janë bllokuar totalisht gjykatat e Apelit.
Paraliza e sistemit të drejtësisë, i cili zgjidh marrëdhëniet njerëzore, tashmë ka ndodhur. Kafshimi i parë tortës gjyqësore ishte rasti i dëshmive të trashëgimisë, ku u ndryshua Kodiu Civil dhe dëshmitë e trashgëgimisë krijohen para noterit.
Por rasti i parë ishte proces i mirëmenduar dhe i mirëkopjuar nga vende që e kanë aplikuar me kohë. Pjesa e dytë që synohet t’i hiqet gjyqësorit është ajo e zgjidhjes së martesës.
Seksioni familjar në gjykatë parashikon të shpërndahet tek noterit, një trupë e cila nuk është e specializuar për këtë proces.
Kodi i Familjes ka tre ndarje, me marrëveshje, me braktisja dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve para gjykatës. Në të gjitha rastet gjykata pezullonte procesin deri në një vit, për mos binbdje të vullnetit të palëve.
Vitet e fundit u panë martesa për ndryshim mbiemri. Gjykata e Tiranës, shënoi precedentë për pavlefshmërinë e martesës. Zgjidhja me pëlqim reciprok te noteri, sjell problem verifikimin e legjitimitetit të shkuarjes me vullnet të plotë dhe të ligjshëm.
Ne kemi deklarata noteriale për borxhe shumë milionëshe pa parë asnjë lekë me sy. Fakti që shteti nuk ka fuqinë dhe nuk po përdor mekanizmat e duhur për të pasur sistem gjyqësor të pavarur dhe të shpejtë, nuk do të çojë në këtë pikë.
Një proces divroci shkon deri në dy vjet, por ka edhe deri në 11 vjet, për efekt të konflikteve që sjellin divorcet.
Kameri shtoi se marrëdhëniet janë shumë të ndërlikuara dhe interesi më i lartë i fëmijës, nuk ka hyrë në mentalitetin e pjesës më të madhe të gjyqtarëve që merren me familjen.
Sipas tij, në të gjitha rastet zgjidhja e martesës mund të bëhet te noteri, por se problemi është zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjeve.
Avokati deklaroi se certifikimi i divorcit, duhet të bëhet nga gjykata, ku verifikohet nga psiokologu dhe gjykata, pasi te noteri dakordësia mund të bëhet edhe me presion.



