Një shqiptar është arrestuar në Itali gjatë një operacioni antidrogë.
Guardia di Finanza e Leçes ka vënë në "shënjestër" shqiptarin Spartak Meli, 28 vjeç, të cilit iu sekuestruan 714 kg marijuanë, të gjetura gjatë një kontrolli në një fabrikë vaji.
Operacioni është kryer në kuadër të një hetimi që ka çuar në arrestimin e disa personave të tjerë në Brindisi.



