Mbante mbyllur dhe i monitoronte me kamera nënën, gruan dhe vajzën e mitur, MCN siguron foton e 35- vjeçarit

Mbante mbyllur dhe i monitoronte me kamera nënën, gruan dhe vajzën e mitur, MCN siguron foton e 35- vjeçarit

Jetnor Zhaboli, eshte 35-vjeçari i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe vajzën e mitur, brenda banesës së tyre.

Fillimisht, policia kishte marrë informacion dhe kishte indicie që një person mbante familjarët të mbyllur.

Pasi efektivët kanë shkuar në këtë banesë, kanë parë që ishte e mbyllur. Më pas kanë shoqëruar 35-vjeçarin i cili ka hapur derën e banesës.

Pasi janë futur në banesë, kanë parë që shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet.

Pas kontrolleve janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte lënë, ku lihej të kuptohej se kishte tentuar vetëvrasjen, duke u dhënë lamtumirën dhe duke u kërkuar falje familjarëve.

Menjëherë më pas është bërë arrestimi i 35-vjeçarit, si dhe janë shoqëruar në komisariat nëna, gruaja dhe fëmija.

Nga dëshmitë e dhëna nga bashkëshortja, thuhet se 35-vjeçari përveçse se u kishte hequr lirinë, edhe i dhunonte. Po të njëjtën deklaratë e ka pohuar edhe nëna e tij.

Sakaq, pas dëshmisë, gruaja dhe fëmija janë strehuar tek banesa e prindërve të saj, në zonën e Paskuqanit. Vetë ai ka deklaruar se kjo ishte mënyra sesi ai mund t’i mbante nën kontroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy