
Italia është kundër surrogacisë. Senati italian miratoi ligjin që e shpall surrogacinë, si krim universal.
Me ligjin e ri, italianët që aplikojnë për surrogaci në vende të ndryshme të botës do të ndiqen penalisht me dy vjet burg dhe do të marrin një gjobë deri në 1 milion Euro.
Teologu Miron Cako, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, thotë se tashmë çështja e surrogacisë është më shume se një problem social ku futen të gjitha komunitetet.
Surrogacia, si një teknikë fertilizimi e asistuar, sipas Cakos, nuk duhet parë si një dhomë hoteli në të cilën një grua kryen një shtatzëni në emër të njerëzve që më pas do të bëhen prindër të fëmijës që do të lindë.
Jo vetëm unë por komunitetet fetare na e shikojnë më tej është një problem dhe diskutim mes mjekëve juristëve, teologëve sepse nuk është kaq e thjeshtë surrogacia. Nëse ne do të jemi të vërtetë me shkencën e mjekësisë, atëherë edhe kur kemi surrogaci tradicional dhe gastacional, tradicional kur merret vezorja e nënës surrogate dhe injektohet elementi gjenetik i burrit, donatorët, atëherë automatikisht ajo bëhet nena e fëmijës. Gestacional është kur thjeshtë injektohet te mitra e gruas surrogate, por edhe këtu se shkenca e mjekësisë na ka vërtetuar se qelizat embrionale kalojnë nga embrioni në nëna surrogate edhe kur ajo ka vezoren e vet por edhe kur mbartet.
Kështu që nuk jemi thjeshtë një dhomë hoteli ku e fusim këtë embrionin të rrije në inkubacion, por kemi një lidhje biologjike dhe shpirtërore dhe patjetër që braktisja që bën nëna surrogate ndaj këtij fëmije.
Surrogacia është problem se nuk duhet trajtuar trupi i nënës si një punishte kur dimë që lindja e një fëmijë nuk është thjeshtë angari që transmetohen trupin dhe shpirti te ky fëmijë.
Për teologun Cako, nëna nuk duhet parë si një industri sepse me këtë rast po zhduket amësia dhe me këtë shkas Italia ka të drejtë.
Në Itali ata e kanë parë problematikat që kanë dal se e para krijohet një probleme ne çift sepse nëse një mashkull jep elementin gjenetik te një grua surrogate sepse gruaja e tij nuk mund të riprodhojë fëmije, atëherë ai krijon lidhje me këtë grua që i dhuroj fëmijë, plus ajo që ndjehet e afërt me fëmijë. E kemi një tradhti’ bashkëshortore që futet mes çiftit, me vetëdije, ka problem social, është problemi i vete fëmije se kur rritet ai do gjej kush është nëna biologjike dhe do ta kërkojë. Dhe mbi të gjitha ajo që e ka bartur fëmijën është nënë.
Pastaj kjo është kthyer në një industri, që e ka kthyer nënën në një mjet fitimi, ose thjeshtë ka humbur gjënë më të shenjtë, amësinë, dhe këtu kemi një shtrembërim të moralit njerëzor,



