Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka përgënjeshtruar Kryeministrin Edi Rama për një deklaratë të bërë prej tij në 30 prill lidhur me qendrën për strehimin e qenve endacakë.
Bëhet fjalë për një deklaratë ku Rama, thotë se më në fund kandidati socialist Benet Beci, do të bëjë më në fund një strehë për qentë.
Kam dëgjuar vazhdimisht se ky që keni ju premton vazhdimisht se qentë do i fusë dhe ata në strehë, se këtu qentë janë rrugëve.
Harrojeni se ka për të ndodhur ndonjë gjë e tillë, qentë do të mbeten rrugëve dhe do të shtohen rrugëve, nëse nuk do të ndërrohet drejtimi.
Nga ana e tij Spahia me anë të një videoje ndan pamjet e të parës dhe të vetmen strehe publike për qentë endacakë të ndërtuar nga bashkia Shkodër dhe akuzon Kryeministrin si mashtrues.
I ftoj të gjithë ata që zgjedhin që për arsye elektorale të mashtrojnë publikisht duke deklaruar mos ekzistencën e një qendre të tillë, të vijnë dhe ta shohin me sytë e tyre.
Madje do ju bëja thirrje pikërisht atyre që deklarojnë se nuk ekziston kjo qendër, të kontribuojnë në realizimin e qendrave të tjera dhe në bashkitë e tjera.
Në vijim kryebashkiaku i Shkodrës, falënderon shoqatat që kontribuar për përmirësimin e jetës së qenve por dhe në përmirësimin e kushteve të qytetarëve në rrugët e qytetit.



