
Dita e sotme do të shënojë edhe kulmin e valëve të nxehtit Afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C.
Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtra.
Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.



