Rusja e masakruar në Ksamil, pushuesit të tmerruar: Kemi frikë për jetën

Rusja e masakruar në Ksamil, pushuesit të tmerruar: Kemi frikë për jetën

Pushuesit që kanë zgjedhur Ksamilin janë terrorizur nga ajo që kanë parë e dëgjuar dje, kur adoleshentja ruse, vetëm 15-vjeçare hyri të lahej në det, por doli e vdekur e masakruar.

Ndonëse policia deklaron se ngjarja e djeshme ka ndodhur në një distancë të largët nga deti, mjaft pushues, të terrorizuar nga ngjarja, u shprehën dje se situata në Ksamil është e frikshme, shkruan “Panorama”.

Sipas tyre, motorët e ujit qarkullojnë me shpejtësi skëterrë në një distancë më të afërt se 200 metra larg bregut, duke rrezikuar seriozisht jetën e qindra plazhistëve. Pavarësisht kësaj situate, ata thonë se askush nuk ndërhyn.

Pas dyshimeve se ngjarja e djeshme është shkaktuar nga një mjet detar, policia është duke verifikuar rastin dhe po verifikohen motorët dhe skafet.

Ndërkaq, mësohet se nëna e 15-vjeçares ndodhet ende në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën tragjikisht së bijës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy