Artistja e njohur, Billie Eilish ka regjistruar këngën për filmin e ri të James Bondit.
Balada dramatike paralajmëron se filmi i ri do të fokusohet në tradhtinë ndaj agjentin sekret.
Teksti i këngës “No Time To Die” flet për gënjeshtra dhe mashtrim.
Kujtojmë se Billie Eilish në dhjetor të vitit të kaluar mbushi 18 vjet dhe është këngëtarja më e re që këndon për sagën e filmave për ‘007’.
Artistja gjithashtu ka bërë histori në ‘Grammy’, ku ka arritur të shpërblehet me 4 çmimet më të rëndësishme muzikore për vitin që lam pas.



