Gjermania arreston dy vëllezër kosovarë të dyshuar për planifikim të një sulmi

Gjermania arreston dy vëllezër kosovarë të dyshuar për planifikim të një sulmi

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar të dyshuar se ata kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31-vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen, transmeton REL.

Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy