
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i hodhi poshtë zërat sipas të cilëve ajo mund të largohet nga detyra para përfundimit të mandatit, pas kritikave të shtuara të opozitës dhe brenda partisë së saj.
“Jam këtu, gjallë dhe vijoj punën. Kam ndërmend të vijoj punën time”, i tha Merkel “Augsburger Allgemeine”.
Merkel, e cila e ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005, është vënë nën presion të shtuar gjatë javëve të fundit për mënyrën se si u shkarkua shefi i inteligjencës, Hans-Georg Maaßen. Në një apologji të rrallë publike më parë këtë javë, ajo pranoi se kishte bërë gabime në këtë rast.
Mposhtja e aleatit të saj të gjatë Volker Kauder në një votim të fshehtë të mërkurën për të zgjedhur kreun e grupit parlamentar të Merkelit tronditi qarqet politike në kryeqytetin gjerman. Zgjedhja e anëtarëve të saj të partisë për të mbështetur sfidantin Ralph Brinkhaus u gjykua gjerësisht si një shenjë e humbjes së ndikimit të Merkelit mbi partinë e saj.
Merkel përsëri i hodhi poshtë thirrjet nga opozita për një votëbesim dhe theksoi se ajo planifikon të kandidojë përsëri për kryetare partie në dhjetor, sipas Süddeutsche Zeitung.
Sipas një sondazhi të publikuar të premten, vetëm 23 përqind e të anketuarve mendonin se Merkel tregoi udhëheqje të fortë në javët e fundit, ndërsa 71 për qind thanë se nuk ishin dakord. Mbështetja për vetë Merkelin ka rënë në 55 për qind, pesë pikë përqindjeje më pak se në mes të shtatorit.



