Ellen DeGeneres, një nga personalitetet më të njohura të televizionit dhe të komedisë në Amerikë, u përball me një sërë kritikash të mërkurën, pasi e krahasoi me një burg izolimin e saj në një rezidencë multimilionëshe.
DeGeneres, shfaqja e përditshme e së cilës ka ndaluar transmetimin prej tri javësh u kthye te publiku me një filmim të regjistruar nga bashkëshortja e saj, aktorja Portia De Rossi, nga një nga shtëpitë e tyre në Kaliforni.
"Një gjë që kam mësuar nga të qenët në karantinë është se kjo është sikur të jesh në burg", thirri DeGeneres, e cila u filmua në një kolltuk duke parë lëndina të gjera, me bar dhe male.
"Ka 10 ditë që vesh të njëjtat rroba dhe të gjithë këtu janë gei" tha ajo, duke qeshur me shakanë se aj.
Ndërkohë DeGeneres gjithashtu lavdëroi punonjësit e shëndetësisë dhe të tjerët që janë në vijën e parë të luftimit të epidemisë së koronavirusit, shakaja e saj e burgut nuk u prit aq mirë.
“Unë kam miq dhe të dashur që aktualisht janë të burgosur. Ata janë mbyllur në kushte të llahtarshme dhe të tmerruar për atë që mund t’u ndodhë. Shakaja juaj është mungesë respekti”, shkruan në "Twitter" aktivistja e drejtësisë sociale Diana # FreeThemAll4PublicHealth.
Më shumë se 280 të burgosur dhe 400 staf në burgjet e Neë York janë infektuar me koronavirus dhe të paktën shtatë njerëz kanë vdekur në Nju-Jork.



