Shumica e të rinjve janë fokusuar drejt kurseve të kodimit. Operatori Admir Malaj thotë se është rritur ndjeshëm interesi i të rinjve, ndërsa shton se ata nxiten edhe nga kërkesa e lartë në tregun e punës.
Të dhënat nga AKPA tregojnë gjithashtu se numri i subjekteve që mund të përfshihen në këtë program varet nga kualifikimi dhe kriteret që ato plotësojnë.
Gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar 6 subjekte nga të cilat vetëm 4 janë kualifikuar.



