Ambulanca përplaset me kamionin në Lushnje/ Humb jetën pacienti

Ambulanca përplaset me kamionin në Lushnje/ Humb jetën pacienti

Një ambulancë është përplasur me një kamion në Lushnjë dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

 Paraprakisht mësohet se i pajetë ka mbetur pacienti që ishte brenda ambulancës.

Aksidenti ka ndodhur në Saver, në kryqëzim të autostradës Lushnje-Fier ndërsa bëhet e ditur se ambulanca po transportonte për në Tiranë një person të sëmurë.

Lushnjë

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës" ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy