Përmbytjet, Basha: Qeveria tërësisht e papërgatitur

Përmbytjet, Basha: Qeveria tërësisht e papërgatitur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë të lënë shfaqjen televizive dhe të zbresin në terren në zonat e përmbytura.

Në një prononcim për mediat, Basha theksoi se në këtë moment të gjitha autoritetet do të kenë mbështetjen e plotë të opozitës me gjithçka që mund të ofrojmë me burime njerëzore me solidaritetin tonë.

Kreu i opozitës tha gjithashtu se autoritetet përkatëse duhet të kishin njoftuar paraprakisht për hapjen e portave të HEC-eve dhe të merrnin masa për sigurinë e  popullsisë.

Kreu i opozitës deklaroi se qeveria është tërësisht e papërgatitur për këtë situatë dhe është koha të dislokojmë të gjitha mjetet ushtarake dhe civile në ndihmë dhe në mbrojtje të qytetarëve.

“Kam kontaktuar me përfaqësues të PD në zonat më të goditura. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, prioritet është jeta e njerëzve”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy