
Kina fton bashkatdhetarët që të jenë në kontakt me ambasadën në Kiev dhe të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke u larguar nga Ukraina.
Ky është apeli i zëvendësministrit të Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu.
Por, duke folur për aksionin diplomatik të Pekinit për të mbrojtur qytetarët e tij në botë, ai kujtoi se pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, ambasada ndihmoi mbi 5200 bashkatdhetarë të largoheshin nga vendi.
Për këtë arsye, në dritën e zhvillimeve të fundit, përfitoj nga rasti për t’u përsëritur ftesën bashkëqytetarëve tanë që të largohen sa më shpejt.



