Lirimi i Tahirit, Kim: Zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të privilegjimit, vazhdojnë për disa

Lirimi i Tahirit, Kim: Zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të privilegjimit, vazhdojnë për disa

Lirimi nga burgu i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie, ka ngjallur indinjatën e ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Me anë të një mesazhi në Twitter, pa përmendur emra, ambasadorja thotë se është shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.

Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve, për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm, duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.

Gjykata e Elbasanit vendosi ditën e sotme që ish-ministri do ta vazhdojë dënimin alternativ me qëndrim në banesë.

Vendimi u mor me argumentin se Saimir Tahiri do të kujdeset për dy fëmijët e mitur, pasi bashkëshortja e tij është në pamundësi shëndetësore që të kujdeset përta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy