Ndërron jetë Alain Delon

Ndërron jetë Alain Delon

Legjenda e filmit francez, aktori dhe producenti Alain Delon është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet një nga ikonat e kinematografisë franceze, me një karrierë brilante në vitet 60',70', 80'.

“Ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në një deklaratë të përbashkët për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se “familja kërkonte privatësi “në këtë moment jashtëzakonisht të dhimbshëm zije”. Në prill ai u vendos nën "kujdestarinë e shtuar" për arsye shëndetësore, dhe kohët e fundit bënte një jetë vetmitare.

Delon lindi në Sceaux (Seine) më 8 nëntor 1935. Në vitin 1956, i riu Alain filloi të frekuentojë mjedisin intelektual dhe botën e spektaklit të Parisit dhe nisi të aktrojë në teatër, derisa sharmi dhe mjeshtëria e tij në trajtimin e roleve u vunë re nga disa producentë filmash.

Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë “The Leopard dhe “Rocco and his Brothers”. Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij kinematografike u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve. Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

Filma të tjerë të vlerësuar ku Delon ka qenë protagonist janë “Women are Weak” (1959), “Purple Noon” (1960), “ L'Eclisse” (1962), “The Leopard” (1963), “Le Samouraï” (1967), “The Girl on a Motorcycle” (1968), “La Piscine” (1969), “Le Cercle Rouge” (1970), “Un fli”c (1972) dhe “Monsieur Klein” (1976). Aktori punoi me shumë regjisorë, duke përfshirë Luchino Visconti , Jean-Luc Godard , Jean-Pierre Melville , Michelangelo Antonioni dhe Louis Malle.

Gazeta 'Le Parisian' e cilësoi Delon-in "një legjendë të kinemasë", ndërsa Liberation e përshkroi atë si "një figurë udhëheqëse e kinemasë, një mashkull simbol, si dhe një aktor me karizëm të çmendur".

Delon kishte një jetë personale të komplikuar, duke përfshirë marrëdhënien afatgjatë me Mireielle Darc (nga e cila u nda në 1982 pas 15 vitesh së bashku) dhe Rosalie van Breemen, një modele holandeze me të cilën pati dy fëmijë dhe nga e cila u nda në 2002. Ai ishte i martuar me Nathalie Delon nga viti 1964 deri në 1968; ata patën një fëmijë, Anthony, në vitin 1964. Në vitin 1962, këngëtarja dhe modelja Nico solli në jetë një djalë, Christian-in, por Delon mohoi atësinë, ndërsa fëmija u birësua nga nëna e Delon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy