
Moti gjatë javës që hymë pritet të na përcjell me reshje të kohëpaskohshme të shiut.Ky është parashikimi i IGJEUM.
Anira Gjoni, metereologe thotë për MCN live, se reshjet do të na shoqërojnë deri ët premten teksa temperaturat janë në rritje graduale.
Kemi pasur në zonat malore reshje në formë dëborë dhe rënie të temperaturave minimale.
Gjatë kësaj jave presim që të kemi reshje por që temperaturat të vijnë në rritje graduale dhe të mërkurën presim që në zonat e ulta ato të shënojnë edhe deri në 24-25 °C.
Metereologia Gjoni, thotë se nga reshjet në disa zona, pritet rrezikshmëri e përmbytjeve lokale.
Sa i përket reshjeve do të presim që ditën e nesërme të kemi reshje shiu me intensitet mesatar, shkon deri intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ku do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata, kurse në qarqet Shkodër e Lezhë presim që reshjet të jenë mesatare, dhe të shoqëruar më shtrëngata. Në qarqet tjera presim reshje të dobëta, deri lokalisht shkojë në nivele mesatare.
Pra, mund të shfaqen problematika në pjesën urbane në pjesën e përmbytjeve lokale.
Ditën e mërkurë presim vazhdim të reshjeve dhe më pas ndërprerje, për tu rikthyer sërish të ënjtën me reshje ne formë shiu për tu ndërprerë pasditen e së enjtes dhe e premtja do të jetë më diell.



