Baret dhe restorantet në krizë/ Jahaj: Tirana, i vetmi vend në Evropë që nuk ka një diskotekë nate. Sektori ka mungesë të fuqisë punëtore (VIDEO)

Baret dhe restorantet në krizë/ Jahaj: Tirana, i vetmi vend në Evropë që nuk ka një diskotekë nate. Sektori ka mungesë të fuqisë punëtore (VIDEO)

Krizat ekonomike nëpër të cilën po kalojnë baret dhe restorantet duket që e ka zanafillën që në kohën e pandemisë dhe që vazhdon edhe sot.

Enri Jahaj nga Shoqata e bareve dhe restoranteve, në “MCN live”, numëroi shkaqet që sipas tij, kanë çuar në një krizë të vazhdueshme.

Sipas tij, krahas krizës ekonomike, rritjes së inflacionit, çmimeve dhe emigrimit, shkaqet e rënies në këtë sektor, dominohen nga mungesa e fuqisë punëtore.

Janë një varg gjërash që kanë çuar në rënie në këtë sektor. Sektori i shërbimeve vazhdon të jetë në rënie. Tashmë nuk kemi më shtresë të mesme, ajo ka kaluar në të varfër, tani kemi ose restorante luksoze që frekuentohen nga shtresa e pasur dhe baret e klubet që frekuentohen nga të tjerë. Qiratë janë të papërballueshme, niveli i taksave po rritet, inflacioni poashtu, çmimet në rritje të gjitha këto po ndikojnë që ky sektor jo vetëm nuk sjell fitime, por humbet dhe nuk po risistemohet.

Nga shifrat zyrtare të INSTAT, flitet për 25 mijë punëtorë që kërkohen në këtë sektor emergjent, por në kushte komode normale do shkonte kjo shifër në 40 mijë punëtorë .

Pra mungesa e fuqisë punëtorë dominon shumë, pasi me largimet e punëtorëve, ata jo vetëm nuk u kthyen më por u sistemuan në vende të tjera dhe tani ndjehet shumë kjo mungesë.

Jahaj, numëroi edhe një mungesë për të, mjaftë domethënëse për një kryeqytet që pretendohet të jetë evropian.

Sipas tij, Tirana, është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një diskotekë nate me standarde të mirëfillta.

Sot Tirana është  vetmi vend në Evropë i cili sot për sot nuk ka një diskotekë natë,. Që do të thitë se ne jetën e natës e kemi vrarë, me hir e me pahir.

 Sot Tirana nuk ka një disko të mirëfilltë, qe ti ta marrësh një të haj dhe ta çosh. Unë po kërkoj një diskotekë natë që të këtë ca standarde, nuk po them për bare, por po them diskotekë kur të shkon të shijosh  një koncert, një DJ, një të ftuar, një bande, etj.

Sot Tirana e rinisë e sporteve, nuk ka një diskotekë te tillë, dh nuk ka një politikë që të thotë ai që do të investojë në një diskotekë verore, të shkoj të investojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy