“Bohemian Rhapsody”, filmi kushtuar liderit të grupit “Queen” nuk pritet mirë nga kritika (VIDEO)

“Bohemian Rhapsody”, filmi kushtuar liderit të grupit “Queen” nuk pritet mirë nga kritika (VIDEO)

Ashtu si në gjallje, edhe pas vdekjes, Freddie Mercury mbetet kontrovers. Tashmë, 26 vjet pas vdekjes së tij nga një pneumoni e rënduar nga SIDA, sytë e gjithë botës u kthyen nga premiera e filmit kushtuar liderit të grupit legjendar “Queen”, “Bohemian Rapsody”.

Produksioni që iu deshën 10 vjet të përfundonte, shkaktoi polemika që në maj, kur doli për herë të parë trajleri i tij. Një nga kritikat kryesore është ajo e mosshfaqjes në film e homoseksualitetit të liderit të grupit.

Për filmin është përdorur një kombinim i zërit të Freddie Mercury dhe aktorit protagonist, Rami Malek.

Skenari i shkruar nga Anthony McCarten (që ka shkruar gjithashtu skenarin e “Darkest Hour” dhe “The Theory of Everything”) është kritikuar.

New York Post: "Bohemian Rhapsody" ka një skenar të cekët, perfromanca të tejzgjatura dhe duket sikur është xhiruar në një saunë.

The Guardian: “Bohemian Rhapsody” i thur lavde Mercury-t si njeri i skenës, por nuk merret me këngëtarin në aspektin njerëzor.

Screen Crush: Në rolin kryesor, aktori Malek ka një theks të ngurtë të anglishtes britanike. Personazhi kryesor nuk shkon kurrë përtej sipërfaqes, për të shkuar në thellësi të asaj çka do të thotë të jesh në majë të famës.

The Observer: Fansat e bandës muzikore të Mercury-t e shijojnë filmin përmes rikthimit të hiteve të tij, por disa të tjerë që shpresojnë te një vlerësim i fuqishëm për këngëtarin mund të zhgënjehen.

Variety: Pavarësisht subjektit elektrizues, filmi është një biografi që në vend se të zhytet në ngjarjet e jetës së këngëtarit i shikon ato nga lart.

The Hollywood Reporter: Filmi është një biografi që favorizon përvojën shqisore mbi ekspozimin. Ai e nxjerr në pah se sa i pastër dhe elektrizues është rock&rolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy