Censi/ Bino: 14 mijë shpendë uji më pak se sa një vit më parë. Aeroporti i Vlorës do sjellë rrezik përplasjesh dhe aksidentesh  (VIDEO)

Censi/ Bino: 14 mijë shpendë uji më pak se sa një vit më parë. Aeroporti i Vlorës do sjellë rrezik përplasjesh dhe aksidentesh (VIDEO)

Taulant Bino, kryetar i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, bëri me dije në edicionin e lajmeve në MCN TV se këtë vit në Shqipëri rezultuan 14 mijë shpendë uji më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bino tha se një faktor që mund të ketë ndikuar është edhe urbanizimi. Bino paralajmëron se Aeroporti i Vlorës mund ta denatyralizojë zonën dhe ekziston rreziku i përplasjeve dhe fataliteteve nga shepndë me madhësi trupore mbi 5 kilogram. 

Censusi u krye në datat 13-14 janar, pas përfundimit të censusit ne nxorëm shifrat e përgjithshme për të ditur numrin e shpendëve të ujit që u gjetën në ligatinat shqiptare. Shifra e përgjithshme e mesjanarit 2024 është afro 99 mijë shpend uji, ose rreth 100 mijë shpend uji në gjithë ligatinat shqiptare. Në nivel kombëtar funksionon sipas një skeme piramidale, ku në krye të skemës është koordinatori kombëtar, që në këtë rast jam unë, që koordinoj gjithë procesin nga pikëpamja teknike, në bashkëpunim me AKZM-në, Agjencinë Kombëtare të Zonave të mbrojtura. Ne mbulojmë 33 ligatina në Shqipëri, ku secila mbulohet nga grupe numërimi. Zona e Divjakë-Karavastasë numërohet njëkohësisht me Nartën, duke qenë se janë afër njëra-tjetrës dhe mund të ketë shkëmbime shpendësh. Në vitin 2024 u regjistruan rreth 100 mijë shpend, ndërsa në vitin 2023 u regjistruan 114 mijë shpendë. Pra kemi 14 mijë shpendë më pak. Numri i shpendëve sa vjen e bie. 

Tendenca është në rënie. Ka hipoteza që lidhen me faktorë që veprojnë në nivel ndërkombëtar, sikurse ndryshimi i rrugëve të shtegëtimit të shpendëve, ngrohja gloale, por edhe me faktorë lokal për mënyrën se si urbanizimi vepron në gjithë ekosistemet tona ligatinore. Ndikimi i aeroportit do vërehet më shumë gjatë operimit se sa gjatë ndërtimit. Ndikimi do shtrihet jo vetëm në sipërfaqen e aeroportit, edhe në zonën përreth, në atë fashë që është fasha e ulje-ngritjes së avionit, që shoqërohet me zhurma dhe shqetësime të mëdha. Gjatë funksionimit të aeroportit ka gjasa që zona të marrë një ritëm tjetër urbanizimi, që e denatyralizojë atë, dhe nuk ofron më të njëjtat kushte për gjallesat. Pritet të ketë shqetësim masiv sidomos të shpendëve që fluturojnë në fashën 200-300 metra mbi aeroportin. Ekziston edhe rreziku i përplasjeve, që për shpendë të mëdhenj sikurse pelikani kaçurrel dhe flamengot, mund të jetë edhe fatal, duke shkaktuar edhe aksidente. Janë ngjarje të pritshme sidomos për shpendët me masë trupore mbi 5 kg. Mund të ketë largim të shpendëve dhe fatalitete që s’i urojmë, që mund të shmangeshin nëse aeroporti do ndërtohej diku tjetër po në rajon. Përqendrimi më i madh i shpendëve është  Divjakë-Karavasta dhe Liqeni i Shkodrës”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy