
Juristi Andi Hasanaj deklaroi në emisionin “FactCheck” se gjëja që do tundonte gjyqtarët anglezë në lidhje me marrjen e vendimit për të ekstraduar 4 personat e akuzuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj është garancia që mund t’i japë shteti shqiptar për sigurinë e këtyre shtetasve..
Në rastin konkret Prokuroria duhet të paraqesë veç ligjit të cilët i referohet dhe që do të jetë objekt kontrolli i Gjykatës angleze dhe provat që mbështet dyshimet.
Në këtë fazë duhet të ketë të paktën një dyshim të arsyeshëm se pse këto shtetas kanë kryer këtë vepër. Duhet të vëmë në dispozicion ato prova që Prokuroria i çmon si të domosdoshme për të mbajtur një dyshim të arsyeshëm për atë akuzë që ata kanë ngritur.
Prokuroria duhet t’i tregojë organeve të drejtësisë në Angli që këta shtetas jo vetëm që i akuzon për një-dy akuza, por dhe provat që i mbështet këto akuza të paktën në nivelin e dyshimit të arsyeshëm.
Ajo që do tundonte në objektiv një gjykatë angleze në lidhje për të ekstraduar shtetasit e saj është garancia që mund t’i japë shteti shqiptarë për shtetasin e vet. Pretendohet të ekstradohen disa shtetas që akuzohen për vrasje për gjakmarrje. Një gjyqtari mund t’i lindë dyshimi a ia garanton shteti shqiptar jetën këtyre shtetasve që ekstradohen në Shqipëri?



