OBSH: Mijëra pacientë kanë nevojë për kujdes urgjent

OBSH: Mijëra pacientë kanë nevojë për kujdes urgjent

Mijëra banorë të Gazës kanë nevojë për kujdes mjekësor, qofshin të lënduar nga bombardimet apo që vuajnë nga sëmundje kronike.

Kështu tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën, e cila përshëndeti evakuimet e para në Egjipt.

"OBSH përshëndet vendimin e Egjiptit për të pranuar për trajtim 81 të lënduar dhe të sëmurë nga Rripi i Gazës ”, thuhet në një njoftim për shtyp të OBSH-së. 

OBSH vlerëson se ka disa mijëra të lënduar që kanë nevojë për kujdes, përfshirë shumë fëmijë. 

“Përveç kësaj, më shumë se 1,000 pacientë  kanë nevojë për dializë për të qëndruar gjallë" dhe më shumë se 2,000 të tjerë kanë nevojë për trajtim për kancerin e tyre”, tha më tej organizata. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy