Rikthehet “Zgjohu me MCN”, moderatorët ‘misteriozë’ bëjnë lëmsh rrjetin (VIDEO)

Rikthehet “Zgjohu me MCN”, moderatorët ‘misteriozë’ bëjnë lëmsh rrjetin (VIDEO)

“Zgjohu me MCN”, emisioni i mëngjesit që ka fituar zemrat e publikut, vjen në sezonin e tij të tretë me një frymë të re dhe një format të pasuruar. Pas suksesit të sezoneve të mëparshme, “Zgjohu me MCN” vjen këtë vit më ndryshe, me ide të freskëta, ritëm, dinamizëm dhe surpriza që do t’ju shoqërojnë çdo mëngjes.

 

Këtë sezon, moderatores Romina Braho i është besuar edhe roli i autores së “Zgjohu me MCN”. Së bashku me dy moderatorë të rinj, të cilët do t’i bashkëngjiten ekipit të saj, emisioni i mëngjesit vjen plot energji të reja. Identiteti i tyre mbetet ende një mister, por një gjë është e sigurt: bëhet fjalë për emra të njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar, që do të mbeten surprizë deri në puntatën e parë

 

Ndërkohë që në rrjet pikëpyetjet për dy fytyrat e reja që i bashkohen ekipit të mëngjesit sa vijnë e shtohen, produksioni premton se sezoni i ri do të sjellë jo vetëm informacion dhe argëtim, por edhe rrëfime të veçanta që do t’i bëjnë shikuesit të ndihen pjesë e programit. 

 

Sezoni i ri i “Zgjohu me MCN” nis shumë shpejt. Kush do të jenë moderatorët e rinj? Çfarë risish do të zbulojmë? Përgjigjet do t’i merrni vetëm duke ndjekur MCN TV

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy