Breshëri dëmton për të tretin vit radhazi mollët, 100 familje të falimentuara në Burimas të Korçës

Breshëri dëmton për të tretin vit radhazi mollët, 100 familje të falimentuara në Burimas të Korçës

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj kishte në fokus të puntatës së sotme fshatin Burimas në Korçë, ku afro 100 familje kanë falimentuar pasi për të tretin vit radhazi breshëri u ka dëmtuar prodhimet e mollëve. Banorët duke folur për mikrofonin e MCN TV ngrenë shqetësimin se askush nuk vjen për t’u blerë mollët e dëmtuara. Po ashtu ata bëjnë me dije se çmimet që japin kompanitë prodhuese janë qesharake, për t’i përdorur mollët për lëng, pije freskuese.

Ndonëse është viti i tretë radhazi që fermerët goditen, askush nuk ka vënë dorë, askush s’ka marrë evidencë për të konstatuar shkallën e dëmit, e jo më të bëhet një dëmshpërblim sado i vogël për banorët, që sot janë të falimentuar. 

Një nga banorët thotë se:

Këtu janë rreth 200 ha mollë. Janë shkatërruar 80 për qind. Plus kostot e mëdha, investimet. Tani nuk e vjel dot punëtori, nuk di çfarë të vjelë. Punëtorin e paguaj 25 mijë lekë të vjetra, për ta hedhur mollën në tokë. Ta lësh mollën në pemë do kalbet. Molla ka aciditet, jam i detyruar ta pastroj. Breshëri ka rënë tre herë brenda të njëjtës ditë. I treti vit rresht, në muajin shtator. Tetori është muaji që fillon vjelja, ne na u prish në 25 shtator. Edhe ata që vijnë sa për sy e faqe vijnë, agronomi i komunës, edhe kryetari i bashkisë erdhi një xhiro. Nuk kemi fonde emergjencash tha. Nuk ta merr përsipër sigurimin, sepse konsiderohet sigurim me risk të lartë. Le të vijë kryeministri dhe të më thotë ky është institucioni që e siguron, sa të jetë tarifa ta paguajmë. Ynë kam 25 dynym. Ka mbi 20 vjet që është kjo bahçe. Unë s’kam emigruar asnjëherë. Këtë vit kam humbur minimum 15-20 milionë. Këto janë fitim i munguar. Që të nis e të punoj më duhen 10 milionë lekë për vitin tjetër".

Axhi, një fermer 65-vjeçar shprehet:  

Ka tre vjet që na ka zënë edhe Zoti me gurë, edhe qeveria me gurë. Këtu s’afrohet njeri fare që të pyes si e keni hallin. Kur vjen puna e votave të gjithë na luten hajdeni votoni. Ne jemi dele pa çoban, nuk interesohet njeri. S’e bëjmë dot mbrojtjen me rrjet. Subvencionohen vetëm sipërfaqen mbi 5 dynym, unë e kam të shpërndarë tokën. 


Feimi, një nga banorët, thotë se humbjet shkojnë deri në 30 milionë për fermerë, dhe mbrojtja e mollëve me rrjeta është thuajse e pamundur. 

Problemi qëndron që me rrjeta i gjithë fshati këtu s’ka mundësi t’i bëjë, s’ka subvencionime nga shteti. Ne nuk kemi marrë ende naftën për grurin e vjelur. Ne kemi vitin e 3 që po na prek breshëri. I bie që 25-30 milionë t’i kem humbje. Sigurimet kanë risk të madh, s’ta merr kompani sigurimi. Duhet që shteti të ngrejë një bankë bujqësore, në bashkëpunim me sigurimet. Të më detyroj ta siguroj. Edhe sot vuajmë për punëtorë, po marrim nga fshatrat përreth. Nuk mund t’i lëmë në pemë sepse s’do kemi prodhim për vitin tjetër, sepse prishen sythat. Po ta lësh në tokë ka aciditet. Ky breshëri dëmton edhe pemën, sythat, dhe kemi problem për vitin që vjen. Nuk ka ardhur një deputet që të thotë si dolët këtë vit, apo çfarë dëmi patët këtë vit!"

Një tjetër fermer, thotë se “mund të jenë 100 familje në fshat që jetojnë vetëm me mollë”. Ai thotë se janë të detyruar t’i paguajnë punëtorët me 25 mijë lekë dita për vjelje, pasi në të kundërt ata do të emigrojnë dhe s’do të gjejnë më punëtor për vitin e ardhshëm. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy