Policia franceze ka qëlluar për vdekje një njeri i cili me sa duket ishte duke u përpjekur për të sulmuar një komisariat policie në veri të Parisit , në përvjetorin e sulmeve të Charlie Hebdo. Personi që mbeti i vrarë kishte në brez një rrip eksplozivi dhe dyshohet të ketë tentuar një sulm terrorist.
Disa minuta para se të ndodhte kjo ngjarje Presidenti, Hollande në një fjalim në pë rkujtim të vrasjeve në Paris ka vlerësuar punën e Policisë dhe ka deklaruar se 5.000 policë do tu shtohen forcave ekzistuese deri në vitin 2017 për të forcuar sigurinë franceze.



