Rrëzohet avioni, mes viktimave dyshohet të jetë edhe kreu i Wagner Prigozhin (VIDEO)

Rrëzohet avioni, mes viktimave dyshohet të jetë edhe kreu i Wagner Prigozhin (VIDEO)

Dhjetë persona kanë vdekur pasi një avion privat u rrëzua në Veri të Moskës. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass në listën e pasagjerëve ka qenë edhe udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Dyshohet se Prigozhin është mes viktimave, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht vdekja e tij. 

Në avionin që po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin 7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Banorët pranë vendit të ngjarjes raportohet se dëgjuan dy zhurma para përplasjes.

Në momentin e përplasjes në tokë avioni shpërthen në flakë. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 4 nga viktimat. 

Agjencia Federale e Transportit Ajror ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer.

"Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer, që ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, midis tyre është Yevgeny Prigozhin," vuri në dukje departamenti. 

Ngjarja e sotme vjen afro dy muaj pas përpjekjes së dështuar të Prigozhin për të realizuar një grusht shteti kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

Në qershor Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër shefit të Kremilinit, kryengritje e cila zgjati vetëm 24 orë.

62-vjeçari Prigozhin njihej si një njeri që tregonte kujdes të madh për sigurinë e tij. 

Në fillim të kësaj jave ai u shfaq përmes një videoje në Afrikë nga ku u zotua se do ta bëjë Rusinë të madhe duke vendosur trupat e tij Wagner-it në kontinent.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy