
Zef Gjata profesor i asociuar dhe doktor i shkencave bujqësore në agronomi, krahas punës së tij akademike ka një sërë pasionesh të tjera në jetë.
Sot në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, prof. Gjeta, zbuloi pasionin e tij të veçantë në mbledhjen e stilolapsave nga vende të ndryshme të botës.
Gjeta, thotë se këto janë fryt i punës 26 vjeçare në mbledhjen e tyre.
Kam sjelle disa lapsa në studio sepse nuk mund ti marrë të gjitha këtu, por në total në koleksion është gati 10 mijë e 500 ekzemplarë. Është një punë mbi 26 vjeçare që e kam filluar që në Kretë të Greqisë, ku kam qenë student pasuniversitar dhe njerëzit aty mblidhnin guaca, monedha, etj. Fillimisht kam mbledhur ca karta telefonin, ishin në madhësinë e kartës së identitetit por kishin pamje nga ishujt grek, por ishin të bukura.
Stilolapsin e zgjodha ta koleksionoja dhe thoja në fillim kur do ta bëj Shqipëria kioska me suvenire, dhe gradualisht me futi në qejf stilolapsin dhe kaloj në pasion. Janë nga më të çuditshmet, e fundit që e mora në Venecia ishte nga qelqi, kjo natyrisht funksionon, dhe biles shitja më tha punon me bojë. Pastaj kjo tjetra në Shkodër më bishtpenë që kemi shkruar. Më e shtrenjta është një që e kam marrë në pallatin e FrabncJozefit, prej druri, ajo ka një bisht penë, dhe tre maja pena, dhe të lyerja në flori,
Mbi 300 euro një stilolaps kam blerë, derisa kam arrit 1 mijë kopje, kam qenë të themi budalla, se ja merrja tjetrit me zor, i thoja ta blejë, pavarësisht kujtimit u thoja do e marrë unë. Njerëzit e dinë që unë pranoj dhurata artizanale stilolaps.
Specifika është se shumica e bojës së këtyre stilolapsave nuk punon më.
Duhet te punojmë edhe në prodhimin e stilolapsave.
Profesor Gjeta ka pasione të tjera në mbledhjen dhe koleksionim e bustinave të sheqerit dhe monedhave.
Krahas stilolapsave unë kam rreth 2300 nga këto bustinat e sheqerit por pa sheqer dhe nuk prishen dhe ato i kam montuar dhe shihen nga të dy anët, i kam të vendit, të jashtmet dhe i kam të jashtëzakonshme, e pijë kafen pa sheqer dhe bustinen e ‘vjedh’.
Edhe kur jam jashtë vendit i pyes a mund ti marrë dy copë.
Pastaj kam mbledhur monedhat, vetëm kacidhet që kam janë 2800 copë.



