Diferenca e moshës, studimi zbulon partnerët e lumtur dhe ata të pakënaqur

Diferenca e moshës, studimi zbulon partnerët e lumtur dhe ata të pakënaqur

Një studim 13-vjeçar ka arritur ka arritur në përfundimin se çiftet me diferencë të madhe në moshë kanë pak gjasa të jenë të kënaqur me martesën. Studimi i kryer me mijëra australianë konkludoi se partnerët me afërsi moshe përshtaten në vendimet e rëndësishme të jetës si kur do të lindin fëmijë dhe si do t’i shpenzojnë paratë e tyre, çka i bën ata më kompatibël në terma afatgjatë.

Sipas studimit, burrat me gra që i afrohen moshës së tyre kishin më shumë gjasa për të përballuar krizat si p.sh. një rënie ekonomike e menjëhershme.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, burrat më të lumtur rezultuan ata që që ishin martuar me gra më të reja se vetja.

Nga ana tjetër, burrat e martuar me gra më të mëdha në moshë ishin më të pakënaqur me martesën në terma afatgjatë.

“Nëse ka shumë diferencë moshe, ekziston rreziku që të dy partnerët të duan gjëra të ndryshme në jetë. Njëri mund të dojë udhëtimet, ndërsa tjetri e ka kaluar këtë përvojë. Nivelet e maturisë ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe zënkat për çështje parash dhe xhelozie mund të bëhen diçka e zakonshme”, thonë studiuesit.

Ndërsa sa u përket grave, studimi nxori se ato që ishin martuar me burra më të mëdhenj në moshë ishin shumë të pakënaqura, ndërsa ato që kishin partnerë më të rinj ishin të lumtura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy