Cakrani: Drejtësia e marrë peng nga një fondacion, tërësisht e kontrolluar (VIDEO)

Cakrani: Drejtësia e marrë peng nga një fondacion, tërësisht e kontrolluar (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani për letrën dërguar Kuvendit nga ndihmësit ligjorë, përmes të cilës shprehen kundër heqjes së filtrave të vetingut dhe Shkollës së Magjistraturës për dyfishimin e numrit të tyre thotë se reforma në drejtësi bëhet për të përmirësuar legjislacionin.

Nga studio e “MCN Informacion”, Cakrani deklaroi se kjo që ka ndodhur në Shqipëri ka qenë një kirurgji e thellë, janë shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë ku 80% e tyre nuk e dinë pse janë shkarkuar.

I referohem ligjit maskaradë që e votuan 140 deputetët dhe përgjegjësit janë ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Qytetarëve nuk iu intereson se ishte USAID, fondacioni Soros apo kushdo tjetër.

Nuk ka ndodhur në analet e historisë botërore që një fondacion të marrë peng drejtësinë, të reformojë gjithë sistemin gjyqësor.

Nuk ka ndodhur askund, ka ndodhur vetëm në Republikën e Shqipërisë e cila është kthyer në republikën e George Soros që e ktheu Shqipërinë këtu ku është sot.

Interesi ishte që duhej të kapej drejtësia. Këta persona që e kanë katandisur kështu drejtësinë shqiptare, duhet të mbajnë jo vetëm përgjegjësi penale, por përgjegjësi ligjore.

Për të shkatërruar sistemin fare, bën hartën e re gjyqësore, duke mbyllur gjykatat. Ku Gjykata e Apelit është në kolaps.

Përgjegjëse është politika shqiptare, kur edhe Komisioni i Venecias tha se kjo reformë do kapet nga partia në pushtet, përsëri kësaj reforme ju shkua deri në fund.

Duhet të presësh 15 vite në tre shkallë gjykimi që të përfundojë një çështje. Të ikën 1/3 e jetës, nëse të kthehet dhe për rishqyrtim.

Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe dhe qytetarët duhet të kuptojnë se kjo nuk ishte reformë në drejtësi, por për të kapur reformën në drejtësi.

Sot sistemi i drejtësisë është tërësisht i kontrolluar që nga GJKKO, SPAK dhe kudo.

Sistemi i drejtësisë përveçse është i kapur politikisht dhe i kontrolluar, gjyqtarët sot janë të paaftë dhe mbi të gjitha çështjet zgjasin në kohë dhe në hapësirë.

Shumë ndihmës ligjorë janë futur pa kontroll në punë. Kjo quhet grusht shteti, është marrë peng drejtësia.

Ndjekja penale sot që në flasim është në kushtet e inkuizicionit.

Sot të arrestojnë pa prova, me dyshime dhe të mbajnë 1 apo 2 vite në paraburgim dhe rrugës do mbledhim ndonjë provë.

Kjo ka ndodhur në kohën e Stalinit, kjo po ndodh sot me drejtësinë shqiptare.

Kjo po ndodh me Presidentin e Republikës që po mbahet në paraburgim me dyshime dhe me shpresën se rrugës do mblidhet ndonjë provë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy